Gjer sa jeta të më mbaroj
Edhe po të mos kem ngjyrë, e asgjë tjetër
Laps do ta bëj qerpikun tim
E me lotin tim do t'i shkruaj fjalët në letër.
Mos iu druani letrave të mia
Aty jeni ju në raport me mua
Siç m'i keni dhënë ngjyrat gjatë jetës
Veprat e juaja në to ua kam varguar.
Siç e pret lindjen e fëmijës
Daljen në dritë të librit tim dikush e uron
Por, veçanërisht, do t'ua bëjë peshqesh
Atyre që e vërteta u dhemb, u pengon.