Sikur nuk më pëlqe kur heshtë
Sepse ngjanë sikur të mos ishe,
A më dëgjon, apo zëri im nuk të prek
Shikimet e tua diku largë janë ndrydhur
Apo, një e puthur gojën ta kishte mbyllur.
Nuk më pëlqe kur nuk e këput frerin e vjetëruar
Ti je e thjeshtë, por vullkanin e ke brenda në shpirt,
Edhe kur heshtë, kallje e etje e ke dhembjen si krua
Nuk e di pse kjo heshtje e jotja nuk më pëlqen mua.
Ditë e stinë të mjegulluara, shikimin e ke plot shi
Përshesh me dhembje përditë po derdhen për ty,
Në Iran dhe kudo në botë, heshtjen pa pardon me e thy
Për të vdekur më mirë, ëmbël e qetë në këtë të bukurën jetë.