Ndarje me lot e vaj
===============
Ishin të ëmbla takimet me ju
Ishin ditë të bukura plot hare
Për sa ishim së bashku me ju
Ndarjen nuk doja të e vërej.
Qenkan te vështira ndarjet me ju
Se një muaj iku në shpejtësi
Erdhi momenti i kësajë dite
Te përshendetemi me shpresën të shihemi përsëri.
Lotët s'do thahen se prap ne do vijmë
Të çmallemi e të përqafohemi me mall
Keshtu qenka i rëndë ky gurbet
na bashkon me gëzim e na ndanë me vaj.
Enver Sahiti
O5.10.2022.
Wien-Östereich
Kërkova aty ku s'je
===============
Të kërkova e ti nuk ishe
Aty ku as dielli s'perendon
Nga malli i ndezur prush
Te kerkova mu aty
Aty ku ti hapëroje ditët pa fund
E nuk munda të t'gjej askund.
Mes gjetheve ku shushurinin
Nga fryente erë e lehtê vjeshte
Fushave të zverdha ne ngjyre aegjendi
Kerkoja mes luleve te vetmuara
Te mbetura vetëm duke pritë.
Enver Sahiti
04.10.2022
Wien-Östereich.
Do rri e nuk do shkoj
=================
Nuk do të iki
Do jami ende bashk me ju
Nuk do të iki nga kjo botë
Do rri e do jam këtu.
Do rri mes malesh
me plisin e bardhë mbi kry
Mes fushave e brigjeve
të gjelberuara që rriten gjithnjë.
Do rri mes fushës e maleve
të arbrit që u skuqen ndër shekuj
për tokën e të parëve në Iliri
E me gjakun e derdhur pë flamur e liri.
Nga ai gjak
që sot lulëkuqet lulëzojnë ,
Aty ku mbijnë dhe rriten
me ngjyrën vetëm kuq e zi
Do rri aty ku i thonë Shqipëri.
Enver Sahiti
02.10.2022
Wien-Östereich.
Ecje nëpër shi
===========
Pika gurbeti mbi supe më ranë
Po shikoj rrugët te lagura nga shiu
Nuk ësht asgje si n'venlindje më thanë
E këtë e perjetova si musafir që jamë.
Enver Sahiti
27.09.2022
Wien- Östereich
Mendja më merr në krahë
≈=≈==================
Si fortunë mendja merr rugën e sajë,
më lëkundë nga vendi e më merr në krahë
Përshkojmë fusha brigje e male
e nuk e di se ku do të gjindem pastaj.
Shikoj vende e varre të t'parve
Ndër troje t'arbërisë së lashtë
Ku koha i grreu dhe nuk i la as gjurmë.
E ne i kemi para syve tanë.
Sa shumë hapësirë kishte Iliriku
Ku gjurmët e të parëve ende na thërrasin
Të mesojmë të vërtetën tonë
Se si europo heshti dhe na gënjeu.
Enver Sahiti
26.09.2022
Wiena-Östereich
Heroinës së Lirisë
( Antigona Fazliut)
==============
Si një vajzë e njomë
E burrëreshë e kohës
Qe i del zot vendit
Si pishtar drite i votrës.
Njome me gjak vatan
E sot ndriçon ndër yje
Per ne dhe per kombin
Je pishtarë Lirie.
Ai gjerdan ndër breza
Pershkon n'histori
Heroinë e maleve
Për ty këndojmë lavdi.
Enver Sahiti
25.09.2022
Wiena-Auatri
"Lum ti, moj Shqipëri thashë, Armët e ti' kur i pashë. Ndë Belvedere në Vjenë, Sikur pashë Skënderbenë".
( Naim Frashëri 1846-1900).
EDHE UNË SOT I PASHË
====================
Dhe sikur sot
Të ishte një burrë i motit,
Që ti perngjajë Gjergj Kastriot.
Të shohë trojet ka janë shtri
Që nuk thuhen qe jane shipni.
Ti mbledhë princat e trojeve arbënore,
Të e bashkon kët ndarje shekullore.
Skenderbe he burrë i dheut
I bëre bashk burrat e Arbërit
E sikur dhe sot të mblidhen prore
nuk do ket kush t'i ndajë k'to troje.
Enver Sahiti 22.09.2022
Ostereich-Wiena.
Sa botë e vogël
=============
Me hapa gërryej rrugëtimin tim
drejt kryqezimit të rrugëve pa orientim,
Sa botë e vogël më je,
as hapërimin smundë ta shtrijë.
Humbet rruga para syve
nga drita vezulluese
si pedale kurore trëndadili
në majë të deges së sajë.
Enver Sahiti
21.09.2022
Wienna Östereich.
Mall në zemër
============
As largësi e as pleqëri
Nuk jan aspak qe të pengojnë
Kur nga zemra të lindë një afsh
Për atë vend që ta kujtoj.
Mëngjese të freskëta
N'këtë fillim vjeshte n'perendim
më ligështojnë me mallin
qe me shfaqet pa mbarim.
Edhe shirat qe po bien rreke
Nuk e kan ngrohtesinë si n'atdhe
Janë të ftoht e te djegin shpirtin
Për atë ngrohtesinë e vendit tim.
Enver Sahiti
20.09.2022
Wien Ostereich
Rrugëtim larg lindjës
=================
Ta ktheva shpinën
Në rrugën per n'mergim
Si një zog shtegtar
Do të kthehem përsëri.
Rugë e vështirë kjo e mërgimit
Larg vendit ku lindja e diellit ka kuptim
Ditët dhe netët ketu nuk ndalen
Ikin dhe treten në pa mbarim.
Brengë e mall përherë
Si eshkë e ndezur thell në zemër
Per jeten qe larg vendit e bëjmë
Për një të ardhme qe s'ka emër.
Enver Sahiti
18 Shtator 2022
Wienë Auastri.
MIREMENGJESI NGA WIENA
"Bëjeni jetën si të doni
E juaja është dhe jetojeni,
Por asnjëherë ata rreth teje
Mos i merzisni e as t'i lendoni".
e.s.
17 Shtator 2022
E idhët, e zbrazët si furkë e vjerrun ne murin e lashtë
Ku nga pluhuri edhe ngjyren ka ngrrys,
Kështu qenka kjo jetë e idhët në gurbet
Ku netët e ditë të zgjaten e të bëhen vjet.
Prandaj kjo jetë ikën shumë shpejt
Pa e pa se si ditet te ikin ndër duar
E asnjëherë nuk i vë llogari
Qe jetën ne gurbet e keni hargjua.
Enver Sahiti
16.Shtator 2022
Wienë Auastri.