Mbreti Zog, takoi dikur
Një luftëtar të lirisë,
Kishte bërë shumë
Për çlirimin e Shqipërisë!
O kapedan i thotë mbreti:
-Si ia çoni në Malësi?
A ka ndopak xhanëm
Në këto anë qetësi?!
Për qetësi nuk ankohemi
-Gjegjet plaku patriot:
-Tre xhandarë ruajnë vendin
Pa u trembur syri dot!
I ngrefosur Zogu foli:
-Si nuk ka hajdutë matanë?
-Jo, tha plaku, shkurt e shqip
I mblodhi Qeveria në Tiranë!
Spica Metalike
(Marrë nga libri me satira “ËNDRRA ME DIELL” (2021), të autorit Sevdail Hyseni, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë e ka blerë nga Shtëpia Botuese “Lena Graphic”, dhe këtyre ditëve, me rastin e solemn të ceremonisë së shpërndarjes së librit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, u shpërndanë 394 tituj të tjerë në 37 biblioteka, duke llogaritur edhe Bibliotekën “Mehmet Jusufi”, në Preshevë.