Këto ditë doli nga shtypi libri i parë me poezi ”Diell vjeshte” i poetës së re vushtriase Hidajete Hasani në botim të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë e shtypur në shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë.
Është interesante se pasioni për librin kësaj të reje adhuruese e leximit dhe përjetimit të shkrimeve i dha një frymëzim për jetën dhe një rrugëtim të kënaqshëm në varg. Pra pasioni për librin kësaj të reje i dha një rrugëtim të ri në jetë, duke bredhur mes rreshtave të lexuar dhe duke përjetua ngjarje sa interesante dhe të cilat i dhanë impuls në jetë që të rrugëtoj në jetën e saj me poezinë dhe vargun e saj lirik. Ajo pra jeton me poezin dhe me ndjenjen e saj në shpirt për vargimin e daj dhe varguin kuptimplotë në jetë. Ajo e jeton botën e saj, e cila botë është një aventurë e paharruar në jetë. Aneturë që mund ta bëjnbë vetëm ata që thurin vargje pra vetëm poetët. E Hidajetja thotë në dy vargje të saja kështu kur është fjala këtu:
Kush tha që nuk ka yje ditën?
E ata vetëm poetët i shohin.
Përmbledhja me poezi me poezi ”Diell vjeshte”, ngërthen në gjirin e saj 52 poezi të cilat janë stilizuar me magji nga poetja e re vushtriase dhe e cila me mjeshtri din ti radhit shkronjatë dhe fjalët që dalin nga shpirti i një të reje e cila e hapë këtë cikël poetik me poezinë e saj titulluar ”Natë vere” ku mes tjerash ajo thotë se dashuria është ajo e cila cdo here triufon në jetë dhe hap horizonte të reja për njeriun:
Po luftoja
heshturazi me veten
Ishte mbrëmje e ngrohët
Në qytetin që Dashuroja.
Në sfond ndëgjohej
Një këngë zogu
Dhe manushaqet
Plotë me ngjyra
Si meteor, papritmas
Ti erdhe me Hënën
Dhe në syt e mi
Fale dashuri.
I mbetet lexuesit ta vazhdoj këtë lirkëme plotë ndjenja dashurie dhe të ndjej atë cfarë cdo i ri sot mban në shpirt dhe në zemër. Sepse jeta nuk është e lehtë, por është e veshtirë për ta kuptua dhe përballua, e ndjenja e dashurisë është një medikament i cili sheron ato plagë në jetë kur lpoetja thotë:
Kur kujtoj, me ngrohë dhe
cdo kapilar më bëhet zjarr.
Andaj dashuritë
të mbajn gjallë
Si ne përrallë.
Të pres këtë verë
Hënë se veq ti
fal NUR.
Por është shumë interesante se në cdo varg na del ajo ana pozitive e jetës së nejriut dhe ndjenja se te të rinjët ërshtë ajo ndjenja pozitive për jetën e ate e bënë edhe me pzoitive dashuria që ata kanë në shpirt.
Sic duket poezia lirike dhe ajo e dashurisë zënë vend dominant në këtë përmbledhje të parë të poetës së re vushtriase e cila shpreh ndjenjen e saj, dashurinë ndaj vendit, ndaj njjeiut, ndaj punëtorit, mërgimtarit por edhe ndaj fëmiut dhe të riut të cilët ajo i shef të lumtur, të gëzuar e që kjo shprehet përmes pozitivitetit të vargut të poetës thuajse në të gjitha pozitë e saja cka na jep me kuptua se të rinjët e duan jetën, e adhurojnë jetën dhe duan ta jetojnë ate ashtu si ata e duan dhe e ndjejnë. Nuk mungojnë edhe peozite me temë nga jeta,natyra por edhe ato sociale, e si duket kjo ka të bëjë me perjetimet e poetës në jetën e saj të përditshme cka është për tu admirua.
Tham se poetja u këndon të gjitha gjeneratave në vargun e saj cka është një pozitivitet në prurjet potike të poeteve të rinjë. Pozitiviteti i vargut shkon deri atje ku fëmiun e ve në plan të parë dhe i këshillon fëmjët të jenë të lumtur të buzëqeshur se e tyre është bota dhe e ardhmja e këtë e thotë në vargun e saj te poezia:
Gëzuar fëmijë 1 Qershori
Buzëqeshni
Bota është e juaja,
Ka nevoj për ju
Nëse ju buzëqeshni:
Nuk ka nevoj të ndizen dritat festive
Se ju pasqyroni qiellin
E na ndriqoni ne.
Mirëpo poetja thotë se do ishte mirë që ndoshta tërë kohën të ishim të ri dhe mos të ndjenim barrën e jetës. Ate ajo e shpreh përmes vargut të saj mjaft emblematik tek poezia e saj e radhës me të cilën përmes dëshirës mundohet ta largoj frigën sa më larg nga vetja e saj kur thotë:
Deshira
Ah sikur të kisha krah
Të fluturoja,
Të shihja botën.
Sikur era ta merrte frikën time
Ta hudhte diku larg,
Ku s'do të më arrinte dot.
Ceka më lart se peozia lirike zë vend kryesor në përmbledhje por edhe ajo e dashurisë nuk mungon sikur tek cdo poet tjetër. Ajo ndjenja e dashurisë për jetën për të dashurin, për ate që zemra rrah dhe kut thotë:
Sot
Rrëzë një mali
Shtrihet një lendinë
Pran një lumi një shtëpi
Aty brenda jemi ne.
Dy shpirta ndihemi një
Nostalgjia dhe ëndërra
Jetojnë pa nda
Në zemra kemi verë
Cudi jashta bënë vjeshtë.
Edhe mergimi ze vend me rëndësi në vargun e kësaj të reja edhe pse kjo vet nuk e ka përjetua, por si duket ka lënë gjurmë dhe vragë kjo e ligë që ka pllakosur vendin dhe se e ndjenë cdo njeri këtë dhimbje, këtë ikje në pakthim e cila e mundon edhe të riun edhe vjetrin dhe lenë gjurmë në mendjen dhe shpritin e tyre e ata ikun dhe ikun e kujtimet mbesin. Ja si e shprehë ketë Hidajetja tek poeiza e saj e radhës:
Viti i ikjes
Për cudi sot jam e trishtë
Shiu më s'jell mall në shpirt
Mallëgjimi do më djegë
Ikja do jetë thyerje.
Por duke shkuar nga mesi i librit njeriu has në poezi dashurie të cilatë janë të mbeshjtelluara me një metaforë të fortë që autorja di ta përdorë për bukuri me një mjeshtri të hollë, sepse si duket edhe vet autorja e gjen vetën e saj diku në mes të këtyra vargjeve sa magjepse dhe të bukura për leximn dhe përjetim nga lexuesi. Kështu e thotë për kohën e shkuar autorja në poezinë e saj em titull:
Ah, dikur
Nostalgjia e asaj kohe
Ma prishi qetësin dhe sot…
Por si duket edhe autores por edhe lexuesit muza do i ndihmoj që të realizoj ate cka ka në mendje dhe mos të humbas asgjë që e ka ne mendje dhe në shpirt, sepse jeta është ajo e cila duhet jetua dhe dashuria duhet përjetua. Por si duket muza dhe ëndërra do jenë shpëtimtaret e cdo të riu dhe të reja të dashuruar. Ja si e ndjen dhe e thotë këtë autoirja nëpoezinë e sajt ë radhës:
Muza ime
Le të bëhet krah
Ëndrra ime për ty.
Në zemrën time ende flen,
Nata ecë ngadal
Tretë cdo gjë
Yjet u fshehën
Nata u largua.
Por si duket në këtë drejtim ndihmë autorja do këkoj dhe gjej edhe tek yjet, sidomos tek shiu dhe dielli të cilët do e ndihmojnë dhe ngacmojnë ndjenjat e dashurisë dhe do i tregojnë rrugën tutje. E lexuesi kur e perfundon këtë përmbldhje poetike mendoi se do rikthehet serish tek poezia e parë në mënyrë që cdo varg të ngulitet dhe zë vend në ndjenjen dhe mendjen e tij në menyrë që te ndihmoj në relizimin e ëndërrave dhe dëshirave të tij. Do jenë këto vargje një udhërrefyes i dashurisë së cdo të riu i cili do merr guximin dhe rrugëtimin e dashurisë. Sepse zbraztësia e jetës është ajo që rrënon cdo gjë në jetën e njeriut e këtë duhet parë dhe evitua sepse zbraztësia ka efektin e saj jo të duhur e këtë poetja e pershkruan në metaforën e saj mjaft bukur përdorë tek poezia e saj:
Parku
Bosh stolat
S'do jem,
S'do jesh më,
Kënga ime,
Tregimet mbeten,
Në gjysmë.
Pêr qudi
S'do me kujtohet
Hera e fundit!
Se cfarë tham.
Era then heshtjen
Dy gjethe qiparisi
Qëndrojnë tani
Në stol.
Është kënaqësi kur njeriu lexon vargje të cilat kanë dal nga brendia e shpirtit të autorit dhe të cilat vargje i perjeton edhe lexuesi dhe e ndjen atë cfarë autori prezenton për mes atij vargu të themi me fjalë magjike për jetën, dashurinë, punëtorin, fëmium e të riun dhe të gjitha ato peripeci të jetës së njeriut të paraqitura në forma të ndryshme të të përjetuarit.
Autores i dëshirojmë edhe shumë e shumë botime tjera e lexuesve një lexim të këndshëm me vargjet lirike dhe të dashurisë së autores së re vushtriase e cila për herë të parë provoj penën me vargun e saj.