Kosova ime
Ti m’u bëre diell
M’u bëre ylber
Në të bukurin qiell
M’u bëre dhe det
Që prore buçet
M’u bëre dhe zemër
Më i bukuri emër
M’u bëre dhe urë
Shqipe në flamur
M’u bëre dhe mal
Me shumë lapidarë
M’u bëre dhe kopsht
Me shumë trëndafila
M’u bëre dhe këngë
Me jone të dlira
Ti, Kosova trime-
Dashuria ime...