Në këtë qetësi të shurdhër
Me kut mas vetmin e fjetur
Mbi xhamat e shpirtit
Mjegulla e bardhë
Benë roje-ketu qetësisht
Heshtja ime e mekur.
Sonte me gishterinjët e duarve
Numëroj kujtimet e zgjedhura
Me kthejnë në rinin e arratisur
E unë n`vrap i djerësitur
Si kalë i pa shaluar
Me shkopin e kohë ndjek frigën
Mbrenda labirintheve të vetmisë
Qetësi e shurdhër
Me trokasin pyetjet e pa rreshtura
A t`ja hap kalasë portat
E ta mbyll sonte
Këtë rraptim shiu
Te vetmisë se pa fjetur…
Zjarri i ngrirë
Po shkrihet guri mbi zjarrin e fikur
Në këtë zhurmë shekulli qe nuk po ndihët
Ne dasmën e madhe me krushq e nuse
Në dimrin gjatë qe të valë e veshëm këmishën.
Po i shkruaj keto vargjet qe nuk lexohën
Endërrat e gjata të ditë-neteve pa gjum
Historinë e urtakeve të ndrydhur me shekuj
Qe me menquri territ ja hapën dritën
Ishte një rrugë e gjatë me plot tremete shpirterore
Dhuna e sëmira kishin humbur arësyejen
Por nenshtrimit kurrë nuk ja mësuam gjuhën
Rrugë qe zgjati deri ne paraksizëm
Kjo dashuri e zhuritur na bashkon për tu dashtë
Se dashuria është zjarr qe ngrohë mbi zjarrin e fikur
Se enderrat e gjaata fortë i patëm lidhur
Ne ditë e bardhë për ta parë dritën
Nga terri i gjatë për ta parë ditën!...