Thjesht

Kultura

Thjesht

Nga: Valbona Aliu Kuqi Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:10
Valbona Aliu Kuqi

Thjesht jetoje jetën

Në qoftë se qielli është Një

dhe Ai pas jetës është Një,

Emri i Tij

A nuk është Lëvizje?!

Padyshim se ka ndarje,

se ka gjykim,

se ka vendim.

Bekimi - Mallkimi - Vdekja (BMV)

Zgjedhja

Fara e mirë shkon në Mbretëri.

Fara e disa’ shkon në errësir’.

Sipas pohimit dhe mohimit,

sipas dritave të brendshme

E Vërteta dhe Jeta

janë shumë larg.

Mashtrimi,

vonë për t’u kuptuar

sesi kullon moçali.

Duhet një larje,

të ndahen mëkatet,

kredencialet si ka çdo njeri.

I gjithë njerëzimi,

janë flluska te materies.

Një është i Vetmi

dhe u Lartësua në Qiell.

Që të themi se jeta merr vlerë vetëm nga qielli.

Zoti e tha dhe u bë!

Fjalët zënë hapësirë,

nëse stë pëlqen ky sistem

apo rrethanat që ke,

përkufizimi do të ishte:

“Gjuha është timoni i jetës tuaj!”

Nëse goja flet fjal’t e zemrës

siç mendon njeriu,

në zemrën e tij është siç mendon ai!

E gjithë materia është e Zotit,

veç një Pemë është fryti i Saj!

“Numri Dy - Thjesht Jetoje Jetën!”

Valbona

Valbona Aliu Kuqi

Më gjej

Edhe kur të kem shkuar si ylli i fundit

e frymën s’ma ndjen,

m’ kërko…

Imazhin e shkronjës time gjeje me sy

Lart’ në kaltërsi

E thuaj:

“A t’kam afër?”

Se n’gji nata më fsheh

E dita më shfaq çastin

Pluhni do t’a sjell frymën,

Aromën e parfumit.

Ti kthjellohu livadheve ku shkel!

E në rast se nuk dukem në kohën e duhur

Ti trokit, trokit, në qiell!

Tingëllimën e trokitjes do t’a ndjej

E do t’a them një frazë

Natyra s’ka fjal’

Qielli është magjistar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat