Autori Besnik Bekteshi ka promovuar sot në Prishtinë librin “Housekeeping & Spa”. Ky libër paraqet trendet e fundit në hoteleri dhe do të jetë në shërbim të të gjithë profesionistëve të fushës.
Kështu tha recensenti Hysen Sogojeva, sipas të cilit libri u përshtatet praktikave më të mira ndërkombëtare, ndërsa një pjesë e librit i kushtohet edhe Kosovës. “Turizmi është ndër elementet thelbësor të një shteti. Sfida kryesore duhet të jetë shërbimi i produkteve turistike. Për këtë arsye libri ka për qëllim t’i japë kornizë të fuqishme mbi hotelerinë, duke iu përshtatur në të gjitha standardet evropiane dhe botërore, ndërsa një pjesë i kushtohet Kosovës. Asnjë tekst i fushës së turizmit dhe hotelierisë nuk mund të ketë fund, sepse avancohet çdo ditë.
Autori i librit ka paraqitur trendet e fundit në librin ‘Housekeeping & Spa’ dhe prej sot është në kategorinë e shkencëtarëve. Pjesa e parë lidhet me rolin në cilësinë e hotelerisë, akomodimin, menaxhimin”, tha ai. Ndërsa, Besnik Bekteshi, autori i librit “Housekeeping & Spa” tha se aty ka paraqitur përvojën e tij dyvjeçare të punës në dy nga hotelet më të mëdha në vend, ku për librin ka punuar që nga viti 2011.
“Se sa i rëndësishëm është e shohim kur vizitojmë hotelet nëpër botë. Shpresoj që kam arritur me modesti t’i ofrojë lexuesit një literaturë të plotësuar për aftësim profesional. Kam filluar punën në vitin 2011. Sot me krenari promovoj librin ‘Housekeping & Spa’. Në këtë libër jam bazuar në përvojë disavjeçare në dy hotele: ‘Sëiss Diamonds’ dhe ‘Emerald’. Libri sjellë njohuri për menaxhimin brenda hotelerisë, menaxhimin e departamentit SPA. Qëllimi i hoteleve që ofrojnë akomodim është sigurimi i efikasitetit për klientët.
Përgatitja e stafit për të kryer detyrat, dhomat e hotelit, mirëmbajtjen e dhomave”, u shpreh ai. Bekteshin e përgëzuan për librin edhe Sadik Maqedonci, njohës i hotelerisë dhe turizmit dhe Zekë Çeku, ekspert i turizmit. Ata thanë se besojnë se ky libër do t’u hyjë në punë të gjithë hotelierëve.