I dashur
A thua , a po e ndien peshën e lotve të mi
A thua po të bëjnë pengesë në sedër e shpirt
Që lotët e mi po lagun edhe dheun e ngrirë
Apo i ndjen hapat e mi të përhumbur
E zbehjen e ledhatimit tash e sa vjet
I dashur po dhembjen e krahërorit tim a po e ndjen
A mos vallë po të bënë rëndë aroma e një mëkati
Që ke bërë ndai meje
E pafajësija ime
A thua a do të jetë një urë këputur në dy pjesë për ty
A thua si do té ndihesh kur i buzëqesh tjetres
E mua ma ke lënë lotin e pafajshëm në sy
I dashur
A thua a do té bëhesh burrë ndonjëherë
Që të analizosh veten si më ke lëndu
E dhembjet e rënda që në shpirt m`i ke shkaktu
A thua do t`i përjetosh edhe ti ndonjëheër në jetë
Ashtu siq m`i bëre dhuratë padrejtësisht mua
Mëgjithëse i dashur të gjitha
Të mirat e të këqijat e kësaj jete
Në këtë botë të trazuar
Janë hua
Edhe ti s`ke nga të shkosh
Pa u perball me keq se uné
Sepse me mua ke bërë mëkat
I dashur
Kujdes se ke me psu ndëshkim të rëndë
Nuk të nëmi unë i dashur
Po zoti i madh.
JEMI NJË VËLLAZËRI
Rrethë kësaj tryeze vëllazërore
Kanë shkruar shkrimtar të mëdhënj
E lutjet e tyre përmes penës
Gjithmonë frymëzuese kanë qenë
Se Kosovë e Çamëri janë vëllazëri den baba den
E sot shkrujmë e flasim hapur publikisht
Jo si dikur tinëzisht
Nga sundimi i frikës se tmerrshme
Se po na mbysin ata klyshtë barbarisht
E sot Kosovë E Çamëri janë të pandarë përzemërsisht
Sot e n’mot tingëllon fjala liri
Nga çdo anë duku u brohoritur
Kosovë -Çamëri -Shqipëri
Zërin lart e kemi ngritur
Se jemi një vëllazëri
Një gjak e gjuhë
E nuk e lejojmë kurrë në konakun tonë
Atë shtrigën e vjetër.
VAJZËRISË
Vajzërisë dejt i ngjanë gjaku qelibare
Ajo flakëron fluturimthi me nurin e saj si ar
E nder dejtë e domarëve ka gjakë të pastër shqipetarje
Vajzëri e bekuar
E lindur nga një nënë loke e madhe
Vajzërisë edhe kënga i shkon më së miri
Zëri i saj i pastër si kristalët e ujit të burimit
E rritur nën hijet e blinit
Eh, mos e marrtë syri i keq
Të bukuren vajzë
Me atë ngjyrën e mahnitëshme të syrit si kokrra e ullirit
Vajzërisë ajo i mban naze
Se është e lindur nga një nënë loke e madhe
Shpirt pasur e zemër bujare
Ajo e ruan nurin e saj të bukurisë
O zot mos i bjerë askush mësysh
E bukra e së bukurave me nurin e vajzërisë.