unë të shoh në ninëz ti më sheh në sy
dhe ëndrrën e shpirtit e prekim të dy
ti më sheh në sy unë të shoh në ninëz
bulevardeve të tiranës rrugicave të prishtinës
ti më sheh në sy unë të shoh në ninëz
bulevardeve të tiranës rrugicave të prishtinës
unë të shoh në ninëz ti më sheh në sy
dhe ëndrrën e shpirtit e prekim të dy…
Fjala fjalës
fjala fjalës i zë pritën
vonë në natë kur bie terri
dhe ëndërrimet keq vriten
në kohë virusi në kohë vreri
dhe ëndërrimet keq vriten
në kohë virusi në kohë vreri
fjala fjalës i zë pritën
vonë në natë kur bie terri
fjala fjalës i zë pritën
vonë në në natë kur bie terri
në kohë virusi në kohë vreri
dhe ëndërrimet keq vriten...
Sekreti
sekreti është ndjenjë shpirti
bashkëjeton me ne e në ne
as letër e pa vlerë as unazë gishti
as kalë i azdisur e i pa fre...
Kthimi
as dje as sot as nesër as kurrë
asgjë nuk e venit tëndin nur
edhe pse ike në një natë pa hënë
gjithçka shkëlqen në shikimin tënd
kthimin tënd e pres me rreze e diell
pas shiut të rrëmbyer e me ylberë
pëllumbi i bardhë do fluturojë në qiell
e ti do çelësh si lule në pranverë...
Në shikimin tënd
ag e terr perpelitur ne shikimin tend
loti e shuan etjen ne nje dashuri
bredheritje endrre ndeshur ne nje shkemb
andej e ketej lumit gjurme e shtegut te vjeter
ninezes se syrit qortueshem levize brenga
endrra vetmitare e torturon keq naten
derisa te nisem drejt ishullit tend
agsholeve te purpurta te nje pranvere
shekujt ndizen flake ne timin vegim
urne e shpirtit te djegur deri tek kenga
rend kale i azdisur ne te vetin trok
idhull bukurie mbetur peng tek pragu...