Amë

Kultura

Amë

Nga: Agim Desku Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:52

E di o amë

Se ç'vend ke në vargun tim

Dhe ç'vend të kemi lënë

Fjalën e ke gur trolli

Rrënjët i ke Amfiteatër Durrahu

Aty ku ende luhen tragjeditë hamletiane

Amë sa herë ke ardhë

Ke ardhë para luleve të pranverës

Je aroma më e bukur e Kopshtit të Edenit

Si ti o Amë s'mahej mend histori e së bukurës

Koha është më iu rikthye Amfiteatrit në Butrint

Nëktarin e luleve mos e lë ma në gjamë.

16 mars 2022 AGIM DESKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat