Ca pranvera filluan mbrapshtë,
nga ca tonët mbetëm jashtë!...
Brymë e madhe ra n’pranverë,
shkrumbëroi lulet që patën çel!
Pak ca lule që patën shpëtuar,
s’munden frytin për ta zhvilluar!...
Nga t’këqijat s’shpëtuan dot,
krymbi n’fryt ishte bërë Zot!
Kusaria përmbysi djalin,
nëna iku mori malin!...
Doli e shkreta për t’lupyr strehë,
n’vendin e vetë s’gjeti fole!
Kërkoi vend n’dhena t’huaja,
për t’shpëtuar ajo nga uja!...
Fal Zotit n’perëndim gjeti,
po e shkreta pa djalë mbeti!...