''Bagëti e bujqësi'' kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë fluturim u rashë
Më dehu të tërin aromë e ''Luleve të verës''
Sa trim është shqiptari te''Skënderbeu'' pashë.
''Fjalët e qiririt'' shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate e shijova,
Porsi zemra jote u shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër derisa e gjeta.
Ti je Nderi i Kombit, i kombit me fat,
Me vëllezërit e tu, gjurmë n'histori latë.