Njeriu kur e merr pushtetin
Do e merr edhe përgjegjësinë,
Por nëse gjërat gabim organizohen
Planet njerëzore ç’rregullohen.
Në këtë mënyrë tipari i pushtetit
E merr kuptimin e mos besimit,
Kur korruptohet dhe deformohet
Dhe merr formën e shkatërrimit.
Njeriu që zotëron një pushtet
E ushtron dhe ndien kënaqësi,
Në vetëvete nënkupton aftësinë
Talentin që realizon e përjeton
Dhe pushtetit ia shton krenarinë.
Nëse siq ndodh shpesh herë
Flitet se djalli e përfaqëson njeriun,
Duke i dhënë zë me pushtetin e vet
Diçka e pa kuptueshme e djallëzore
Lind brenda shoqërisë njerëzore.