Shkon Dielli te Hëna
Për vizitë miqësore,
Shkëlqen një mikpritje
E lartë sulltanore!
Në fund të takimit
Hëna zemërarta,
E gostit mikun
Me lloj-lloj dhurata!
Tani kur vizita
Kthehet si në garë,
Dielli për çudi
S’tregohet bujar!
Nuk i jep bakshish
Mikeshës hyjnore,
Hëna desh plasi
Nga marazi prore!
Ti o Diell i dashur
Mos të qofsha falë!
Kjo mirësjellja e jote
Sikur s’na bënë mall!
Nuk di çfarë dhurate
Të jap moj mikeshë,
Kur ti s’ke një formë
Çfarë duhet ta kesh!
Herë je gjysmë e plotë
E herë sikur top,
Nganjëherë si drapër
Por edhe si shkop!
Kështu edhe Lugina
Është për taksirat...
Nga format e shumta
Ngelet duarthatë!