Se nga shpata e Gjergjit Evropë sot e gëzon lirinë e plotë
Ka një mijë vjet që jam nisur udhëve që s'kanë fillim as fund
T'i shoh buzëqeshjet e atdheut të lëna metropoleve evropiane
Eca Rrugës Via Egnatia ta takoj Evropën plakë
Me albanët të përqafohem burrërisht
Pranë lapidarit të Herman Hese pi dhe dehem pak me vargun e tij
Buzëqeshjen nuk e harrova kur e dëgjova këngën
Ah...Shqipni mos thuaj mbarova
Isha i narrë apo hero të të ngrìta mbi re Evropë
Sërish nën të njëjtin diell jetojmë por të njëjtë nuk jemi
Si njërëz fytyrat na dallojnë
Unë luftoj për dashuri të lirisë e vrapoj pas teje
Te të shoh si të rri kryqëzimi që dikur Gjergji im ta fali
Nëse vdekja e jonë ishte liri për ty Evropë
Prapë dua të pi dhe të luftoi si luftëtar i lirisë
Eh,sa herë mendova t'i shëroj plagët e ndarjeve
që kurrë s'më lanë rahat
E di se do iku një ditë nga kjo botë
Mos harro se do ta them unë
Se nga shpata e Gjergjit Evropë e gëzon lirinë e plotë.
Shtutgard, 23 dhjetor 2018 AGIM DESKU