Ju njohëm juve dikur, se si punonit e vepronit
Si dhe, ju njohim tani shumë mirë
Dikur ditën kur ju shiheshit -njiheshit
qëndronit me popullin disi si të sh’lirë
Ndërsa natën, kur nuk njiheshit fare
rrinit të shtrirë si të ishit të dehur-mpirë;
me fytyrën tuaj të mekur e të maskuar
dhe vepër tuaj të nxirë!
Ju njohëm dikur që punonit me një turp të madh
ju njohim dhe po e dimë, edhe tani fort mirë
Që ndërronit shpesh here, gati si petkat me radhë
Që ngjashëm vepronit, edhe me dinjitetin e kombin si mafi
Për një pjatë me gjellë, dhe disa gota me raki!
Thonë populli: Ujku kimën e ndërron,
por zanatin kurrë nuk e harron
ndodhë shpesh here, që jo njeriu në te ngjason
Thonë të mençurit e të diturit:
Qeni i keq, ta bie ujkun në torishtë
Gjithashtu ngjan te qenia e quajtur jo njeri
Apo tërë natën e lume, në vend të njeriut e leh hënën
ka raste të shumta, kur i ashtuquajturi kinse njeri;
“është e ngjason në kali, qen , apo në një viç”?
një ditë do të mbetën një vegël, a gjësend
apo një asgjë, e ndoshta do të vdes si një hiq?!
Ndonëse nga ana tjetër, njëkohësisht e sigurisht
se ka pasur e kemi edhe tani njerëz tjerë shumë të mirë
Ata të cilët rrezikuan e sakrifikuan në çdo kohë zezone
çdo gjë edhe jetën e tyre në kohë të vështirë...
Me trup, këmbë e krye bashkë, në zgrip e në zinxhirë!
Ndërsa të munduarit tjerë, me duart e lidhura me pranga
Të vuajtur dhe me plot halle e brenga...
Dhe me duart të bëra grusht, dhe të zanën keq e ngushtë
Të robëruar, të burgosur, pa diell e pa drit dhe jo të lirë!
Do ta humbitnin kokën e tyre keq, shumë shpejtë e letë
Në qoftë se nuk do ta kishin, dhe nuk do ta kenë të lirë,
vendin, popullin dhe shtetin e vetë!...