( Babait )
Ti,
në të njëjtin vend
Në të njëjtën hije qarri
Me të njëjtin engjëll n’krah
Me të njëjtën lule të qendisur n’gur
Me të njëjtën buzëqeshje
Dhe, me të njëjtën pyetje:
“A erdhe a”?
Unë,
me të njëjtin mallë
Me të njëjtën dhembje
Me të njëjtën dashuri
Me të njëjtën mungesë
Me të njëjtën bisedë
Dhe me të njëjtën përgjegje:
“Mu dok se m’thirre dhe erdha”!