Premtojnë ca njerëz
Premtojnë
Pallate e kulla t'arta
E ato as në ëndërr s'i kanë
Flasin ca njerëz
Flasin
Për dashuri t'praruar n'ar
E në shpirt tradhëtinë e kanë
Gjurmojnë ca njerëz
Gjurmojnë
Me diell në ballë lumturinë
E në skëterrë jetojnë
Dhe përqafojnë vetminë.