Pse po na vret bukuria jonë
E ju nuk po e besoni këtë rrëfim,
Ajo po na i vjedh shpresat në sy
E ti thua jo, ndoshta jam në ëndërr
Apo është një trill i saj në mahi …
Ma thuaj plagën e syrit t’verbër
Kush ta mbështjelli me aq mjeshtri,
Kujna i hakmerresh e tregon trimëri
Si s’më beson mua dhe fjalës në gojë
Gjithherë dikush po na vë në lojë.
Eh, sikur po na vret bukuria e jonë
Ajo bukuri që i ngjanë Gjergjit e Teutës,
Rugovës e Ademit në flakë të pushkës,
Të ndritur si qirinjë e unaza prarore
Që do shkëlqejnë t’tokën arbërore prore.