Për të thënë diçka të bukur që i takon lavdisë
Dhe për të mbajatur në mendje si relikt muzeu
Mjafton të rikthehemi në të kaluarën e afërt
Kur dyluftonim me ferri që ta shpetonim lirinë
Asgjë nuk kishte ma kombëtare se sa ta donim njeri-tjetrin
E kjo bëhej fal dy gishtrinjve të demokracisë
Por që kishte emrin e Korifeut profesor Ymerit
Më besoni edhe pranë tytave të automatikut
Asnjë lloj frike nuk na pushtonte trupin e gjakosur
Kishim rebelizmin e rujtur të brezave tonë nëpër shekuj
Nën prangat e pushtuesve kurrë nuk u përulëm
As për plumbat e serbit nuk mërakoseshim
Vetëm për shëndetin e profesor Ymer Muhaxherit
E fjala e tij i ngjante vargjeve te të madhit Gjergj Fishta
Kur i plasi zemra për padrejtësitë e Evropës e sa herë na ligjeronte:
Uh,Evropë,ti kurva e motit
Që u re mohit,besës së Zotit
Po,a ky asht shej qytetnisë
Me da tokën e Shqiypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë!?
E ne rritëshim edhe ma të mëdhënje
Bëheshim edhe ma të fortë për besë t'shqipeve
Kujtonim fjalëtë e të parëve tonë
Se besë me shka kurrë nuk ka
Njerëzit e mëdhënj matëshin me zemër të madhe
E ne qetetarët e Pejës matëshim me zemrën tënde të lirisë
Në ëndrrat e saj do të na mbetësh kala i pamposhtur.