Në spitale publike
Shkoi Aga Tafë
Aty paska mungesë
Për jastëk e çarçafë
Për këtë deklaratë
Shumë mirë e mati
Pastaj edhe u ankua
Nuk i përshtatet shtrati
Pastaj në çdo dhomë
Nga katër-pesë veta
Askush aty nuk ishte
Me dhembje të lehta
Me qebe të larmishme
Të mbuluar ishin prore
Aty nuk punonte fare
As nxemja qëndrore
Edhe për të tjera
Rrëfeu Xha Tafushi
Dot spitalet publike
Syrin nuk ia mbushi
Dritaret jasht e mbrenda
Me shumë zarzavate
Shpirtin tim ia dorëzoj
Vetëm spitaleve private