Gjithçka që shoh me sy
E që të takon Ty...
Krejt është me rëndësi
Njerëzit edhe gjuha
Kështjellat dhe kullat
Ujëvarat dhe gurrat
Kreshtat dhe bregoret
Kodriçet, sukoret
Dashuria për Ty ushqehet
Dhe në lapidarët, monumentet
Dhe në epitafet për dëshmorët
Dhe në Flamur tonin,
Në krahë të Shqiponjës
Të dua, Atdhe...
Dhe për lotët, vuajtjet
Që ma bënin zemrën helm
Pse të desha dje
Pse të dua sot
Ty t'kam fe dhe Zot
Të dua, Atdhe...
Për fushat dhe malet
Për lumenjtë, liqenet
Për bjeshkët dhe detet
Për gjuhën shqiptare
Historinë kombëtare
Për lulëkuqe, varre
Për heronj, dëshmorë,
Për nxënës, minatorë,
Për studentë, punëtorë
Të dua truall arbëror
Je në botë më i miri
Dhe gur xhevahiri