Shtëpi e zotit që në kohën e perandorit Justinian,
shtëpi e besimtareve Dardanë,
që në Pejë thurnin gjubletë dhe xhamadan,
të mbajtën të fortë dhe të palëkundur si shkëmb…
lëshojë shtat dhe pritje Rugovianë, Berishë e Gashianë…
shqip lutej për at dhe ëmë, për lindje dhe mort,
për vaj dhe këngë…
Në murale, kësulë të bardhë dhe veshje Rugove,
me vete bartnin qefinin e bardhë,
betohem në qiell dhe tokë, diell dhe hënë,
se në këtë shtëpi t ‘Zotit, për mijëra vite,
nuk flitej gjuhë tjetër, përpos gegnishtës së rëndë…
Peja goditej nga shumë sulltanë,
që varrosën shpirtin Dardanë,
dhuruan shtëpinë e zotit të arbëroreve
dhe nën shpatë ndërruan gjuhë dhe komb…
n ‘këtë shtëpi të zotit arbëror,
lutej atëherë ,kur as sllavë dhe as serbë nuk kishte në këto anë…