Me fustanin tënd, kur ty të pashë
që ishte i shkurtër e përmbi gju
Që shëtisje e lirë, mori e mira vashë
Që më pastaj e zhveshe të tërin
Që ishte me ngjyra kuq e blu!
Ti ishe futur paksa në det
si gjysmë e zhveshur lakuriq
E zhytur njashtu me gjokset tuaja
Të kuqe nga dielli, si kokrra shege
Dhe me tesha plazhi
që në çadër i leje...
Mu dukeshe e virgjër tërësisht
dhe një e veçantë si vala detit
Si një e dehur që dukeshe krejtësisht...
Ngaqë unë i uritur si tigri fare
Nuk ndahesha e largohesha prej teje
Nga kureshtja e vëmendja jote
Melhemin për vragë e plagë
Ma kërkoje prej meje...
Vendi, vendit s’të zinte
Sa andej, sa këndej...
E buzëqeshur e punëtore
Si bleta me mjaltë në hoje
ktheje trupin, me kokën lartë ecje...
Me flokët shprishur pas shpine
Mirë por e kthjellur si qielli
Në mëngjes si dita e drita zbardhur
dhe si uji pastër që ishe
në burime e ndër kroje...
Po më ngjasoje ndoshta në dikend tjetër...
Apo më dukej, ishe një pulë bardhë?
Që po fluturoje në bregun e detit
Apo më përngjaje krejt në një zanë,
ose si në fluturim të një shqiponjë mali?
Mbështetur e pa frikësuar në një pishë
këtë ti ma mirë duheshe ta dish?!
Me dukjen tënde tërheqëse
me buzë tuaja të ëmblat si qershi
si të ishin të zbritura nga vet qielli;
Apo nga hëna shtatëmbëdhjetë
se ti ishe krejt e ngjashme si deti
Ku bashkohen me valën vet...
Dhe rrezitur e djellosur me rreze dielli
Më ngjasoje në një çokollatë të zezë
si hurma, apo i ëmbli fiq?
Më erdhe pranë meje
gati mu fute deri në brez...
E praruar krejt si zanë mali
Duke më përqafuar mua fort
Dhe duke më përkëdhelur pa reshtur...
Më ngjaje si një ngjalë deti
Në një hyri të lakuriqosur, dhe krejt e heshtur!...