Gjatë kohës së Zogut, dikur në Tiranë,
Takon shqiptari fizikanin Ajnshtajn,
E pyet gjeniun e Çmimit Nobel:
Nga goja e hapur, çfarë ajri del?
A është i ftohtë, apo i ngrohtë?
Bjeri më shkurt, mos ia fut kot!
Del ajër i ftohtë, fizikani i sigurt!
Pse në dimër i hukatim du’rt?!
Qenka i ngrohtë, gabova vërtetë!
Pse i fryjmë çajit, kur është i nxehtë?!
U step nobelisti, pa gojë e pa mend
Vazhdonin pyetjet, ashtu me rend!
Kur na djeg qumështi, pse i fryjmë kosit?
Mendja e shqiptarit përtej kozmosit!
Largohet Ajnshtajni, me lutjen e parë::
- O Zot, mos paça punë me shqiptarë!