Enxhit, një zë të bukur arti
Eu sa të lumtur jemi sonte unë e Shqipëria
Kur ka zëra të bukur të artit si ti Enxhi
Sa do të doja të dalin edhe vargjet e mia
Në emisionin e saj mbrëmë
Mbrëmja mu bë dritë
Ndërsa ditën sikur u rrita
Pak ma shumë dje
E pyesja veten
Përse vargjet kaq bukur sonte rrinë
Thonë se kanë gjetur muzën dhe vetvetiu vijnë
Eh sonte sa do të dëshiroja të isha edhe pakëz poet
Vargje për simfonitë e Betovenit të krijoj
Botës ia kisha fal sytë e diellit dhe të Enxhit
Me dashuri kisha pikturue piktorët e zemrës
Më guxue e më u rikthye në kopshtin e Edenit
Më u përqafue me lot përmallshëm me Ajkunën
Më i pagëzue vajzat me kalanë e Rozafës
Me emër të ardheut në gojë le të lindin foshnjet
Se mjaft ndarje përjetoj populli im i shenjtë
Është koha më pi në ditën e flamurit të lirisë
Më u lutë pêr tokën sërish më qenë e jona
Deri të Molla e Kuqe e më pushue i lirë në Çamëri.
Nëntor 2022 AGIM DESKU