Lulja ime
Ngjyrimi i jetës sime
Në kopshtin më të bukur
Aty u rrite
Shpejt u kalite
E bukura lule
Hijeshi natyre
Në soditjen e pare
E mbuluar nga pikla vese
Ndër vite u kujdesa për ty
E bukura lulja ime
Aroma jote ndihej anë e kënd
Nuk do venitesh dot
Thashë me vete
Ti lulja ime
Ithtare e denjë
Bukuri e kopshtit tim
Shkëlqe përherë
Bukuri e jetës sime
Të dua pamasë lulja ime
Mbete kujtimi im
Dashuri e jetës sime
TI, lulja ime.
SHPESH...
Kërkojmë
Hulumtojmë
Më të mirën e qenies njerëzore
Në çdo etapë
Shpesh
Jemi kurioz të dijmë
Për veten
Për të tjerët
Mendimet furishëm triumfojnë
Shpesh
Mendojmë se
Ecim me kohën
Por
Ajo ecën para nesh
Dhe ndalemi
Në kohë
Vizionet
Wndrrat e shpresat
I thurrim kohë pas kohe
Edhe pse ndjenjat evoluojnë në çast
Shpesh
Bëhen të pamatshme
Në çastin kur i thërrasim gëzimet dhe hidhërimet
Shpesh
Dija mposhtet nga injoranca
Për një qëllim të denjë
Shpesh
Ndodhë që lumturinë tënde ta lakmojnë,
Shpesh
Fjala e ëmbël s’dhurohet
Mendohet njeriu ndonjëherë
A thua shpesh
Sa shpesh reagojmë
Presim
Triumfojmë
Apo shpesh...
Kërkojmë realen
Në realitet s’dijmë çfarë kërkojmë
Pyesim shpesh
Sa shpesh ndodh kjo
O njeri.