Kosovë, trupi yt nuri dhe më i fortë se guri
Rreth e rreth shoh trupin tënd të përtërirë,
Me fusha e ara të plleshme, lumenjë e male
T’a kanë zili ajrin dhe tokën që flinë mbi minerale.
Sa herë je përflakur e sa herë je përgjakur
Sa lulet u vyshkën e në prehrin tënd pushojnë,
Ti je një zonjë e rëndë dhe një zonjë krenare
Hienat dhe ujqërit ngordhin për lakminë tënde.
Athua, pse n’ këtë tokë arbërore u ndeshën bajlozat,
Trupi yt Kosovë, një gjerdan i shpuar e i copëtuar
Edhe gjethet e lisit binin me krenarinë e plisit
Dhe prap se prapë hija e tyre të ndjek në çdo hap.
Na kujtohet qëndresa e jote n’pranverën e mbrame,
Mbi trupin tënd u vërsulën hienat e tërbuara,
Sa yje lirie me kryqa e bajoneta janë copëtuar
Por prap trupi i yt nuri, mbeti i fortë si guri.
Dhe sot janë quar peshë do mbeturina të karpateve
Nuk të lënë rehat dhe as shpirtin tënd të qetë,
Veriu gjindet në vorbull, ujqit se heqin prej goje
Pse ky truall dardan po bëhët skenar i kësaj loje.