Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës “Ferizaj 2022”, ka zgjuar kureshtje të madhe jo vetëm të dashamirët e karikaturës.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së karikaturistëve “Hithi”, Imri Musliu, është i kënaqur me ecurinë e ekspozitës.
Në ekspozitë morën pjesë figura të shquara nga shtetet e ndryshme, ndërsa Musliu foli para të pranishmëve për aktivitetin në fjalë.
Afrim Demiri, majtas
“Hapet ekspozita e Stripit në Ferizaj.
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës Ferizaj 2022, pas aktivitetit kryesor të 23 shtatorit 2022, është hapur edhe ekspozita me autorë nga Maqedonia e Veriut, organizuar nga Shoqata e Karikaturistëve HITHI / Kosova Cartoon në bashkëpunim me Tome Tomce Trajkov.
Ky nuk është fundi i aktiviteteve të Shoqata e Karikaturistëve HITHI / Kosova Cartoon. Aktivitetet vazhdojnë deri në përmbyllje të vitit kalendarik 2022.
Aktivitetet vjetore të HiTHi-t mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosova dhe Komuna e Ferizajt”, ka shkruar Musliu në profilin e tij në facebook.
Interesim i madh në ekspozitë