Ti që ishe shqipe mali
Ti që ishe kuq e zi
Mos njollos bardhësinë e plisit
Ruaja nderin farefisit
Mos lejo të josh karremi
I të ligut, maskarait
Sepse prapa dot nuk kthehesh
Gjithsesi nesër zhgënjehesh
Ruaje besën stërgjyshore
Edhe mos u mashtro kurrë
Nga premtimet krejt marroçe
Se shëmbëllen n'karikaturë
Dhe kështu e humb besimin
As respekt më s'do të kesh
Do të quhesh kockëlëpirës
Sa të rrosh e sa të jesh
Mos e harro kurrë betimin
Në Flamurin me Shqiponjë
Amanetin e dëshmorëve
Të trimave të TOKËS SONË...
Heu, sa i lig është karrieristi
Dhe tradhtarit ia kalon
Ai dhe kombin e shet n' treg
Ndërron ngjyra si kameolon
As atdheun fare s'e njeh
Madje as nënën e vet
Që të dytë për lek i shet
Për karrigë e për pushtet
Ruaji ngjyrat kuq e zi
Po të lutet shumë poeti
Nëse nuk më more vesh
Dije mirë: ia bëre veti!