Federata e Hendbollit të Kosovës sot është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa licenca është e vlefshme deri më 31 dhjetor të vitit 2024.
Licencën, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ia ka dorëzuar presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini.
Ministri Çeku ka falënderuar presidentin Saraçini për punën e bërë nga FHK-ja, ndërsa ka premtuar se përkrahja do të jetë meritore.
Çeku e Saraçini janë pajtuar për ta thelluar bashkëpunimin, ndërsa do të përkrahen projekte të reja, sidomos me kategori të reja, përkatësisht për hendbollin në shkolla.
Federata e Pingpongit ishte e para e cila u licencua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.