Nëno, s'ke pse qan
Nuk ke pse dënes
Ndriçojnë bijtë e tu
Si diell në mëngjes
Në flamur ungjitën
Shqipet e Arbërisë
Sepse ia dinin
Peshë e çmim lirisë
Si shqipet u rritën
Ndërprenë fluturimin
Sepse në flamur
Kishin bërë betimin
Loti na pikon
Por, jemi krenarë
Për Yjet e pashuar
Të gjakut shqiptar
Lavdi, ju qoftë vëllezër
Trima me besë t' burrit
Kombi s'ju harron
Shqipe të Flamurit.