Lufta e gjelave
Shkon në barazim,
Kush do të këndoj
Shihet në agim?!
Pa u gdhirë mirë
Disa kokoshë…
Fillojnë të fryhen
Porsi kaposh!
Ndarja e pozitave
Na djeg si spec,
Disa nga gjelat
Mbyllen në kotec!
Presin kompromis
Për një unitet,
Që nuk e zbatuan
Asnjëherë në jetë!
Apo siç thotë Tashi
Në një shpoti:
- Tani pesë me pesë,
Nesër tetë me dy!