Ky Merturi vetull hane
Ndrit me vepra nëpër kohë
Çdo burrë që ka le prej nane
Ka lanë shenja në këtë botë…
Bir Merturi Pal Mirash Malaj
Bir i dheut panarbnor
Kullë e fis në palcë të barotit
e gjak e asht stërgjyshor.
Pal Mirash Malaj, burrë fisnik
Derë e hapur, sofër miku
Në Tiranë kreu ushtrinë
Në Mertur më pas ai iku.
Mbaroi kursin për Infermieri
Për Mësues kursin mbaroi
I pari mësues qe në atë nahi
Dhe pse pak kohë mësuesinë ushtroi…
Në Shtëpinë e Kulturës Nikaj Mertur
Vuri gurë në themele tradite
Mes njerëzve nuk u lodh kurrë
Fjalë e vepër rreze drite…
Në krye të punëve koha e thirri
Në drejtim t’iu printe vetë
Kryetar e sekretar byroje
Me miq e shokë të vërtetë.
Në Shëngjergj drejtimin mori
Koha flet veç me merita
Fjalë pa vend nga goja s’nxorri
Me vajza yje e djem petrita.
Pesë djem e tre vajza
Rriti burri në mes maleve
Fatbardhësia i ndoqi prapa
Bijtë e derës fisnike të Malajve.
Merturi me burra trima
Që s’iu tutet kurrë syri
Mes tyre Pal Mirash Malaj
Ndër të mirët ma i miri.
I ka duk fjala dhe hapi
I ka duk puna dhe nderi
I ka duk veshja dhe shtati
Xhevahiri ndrin dhe mes terri.
Të ndrit rruga, të ndrit koha
Pal Mirash Malaj i Merturit
Vjen dhe shkon ti nëpër shqota
Burrë me sqimë, ti bashi i burrit.
Do kujtohesh nëpër mote
Nuk të humbet vepra kurrë
Me mesazhe drejt kësaj kohe
Pal Mirash Malaj, burrë mbi burrë.