Fluturime lirike - Cikël poezish nga libri, "Kanuni poetik" I dhe II
Ah, ky shpirti im fluturak, i hap
Krahët të kap largësi. Do ta deh
Vuajtjen me dhimbje, veten me
Veteveten, por shpirti fluturak,
Nuk ndalon, as kur dehja dehet,
As kur dehja të dehurit i deh!...
Atdheu
Jam fije bari i bimur n` këto troje
jam gjuha shqipe e dheut amtar,
në zemër kam të dashurën Kosovë,
në shpirt e kam të lashtën Çamëri.
Poeme pellazge
Jam tek një guri që i këndon vetvetes, tek
guri që di shumë për lashtësinë e atdheut
tek guri që është mendje dhe shpirt njeriu
tek guri kujtesë dhe i kohërave të kaluara.
Atdhé, te kjo tokë banon shpirti natyror i
vendit, autori i konceptit të dijeve si libër
poezinë e quaj, rrëfim i paemër i shpirtit.
Poemë pellazge, vargje të këputura t´artit
Shqipëria nuk është vetëm e djeshme, ajo
është e kaluar dhe e ardhshme e atdheut,
për çamët e arbanët, Greqia është e huaj!
Atdhe, në zemër unë kam dashuri për ty
por forcat e fatit duken të pamëshirshme
për zvogëlimin s´kemi pse t´arsytohemi
atdheun ynë na thërret të përbashkohemi!
Me ngjyrat që shkruajmë jemi të njëjtë
në vendlindje gjeta ca kalli të lashtësisë,
shtëpiza të rralla të barit dhe të kafshëve.
Pellazgë jemi shqiptarët e sotëm, pellazg
në gjak, në gjuhë, në shkrime dhe libra
Alfabeti pellazg me pesëdhjetë e katër
shkronja, është në truporen e shqipes,
në truporen e secilës germë të Manastirit.
******
Pejsazheve njerëzore të dashurisë
ka aq shumë trazira në unaza ari
dhe aq zbrazëti dashurie në puthje
dhe aq fshehje mëkatesh të ëmbla,
më tha një grua bjonde në Romë.
Maurelës me shpirt të jasemintë
i pëlqenin muzika dhe argëtimet
mik, në brendësi kam botën time,
unë jam grua e lindur me ves, por
mëkatet në kraharor më përgjakin!…
*****
Në Çamëri, dhe gjithandej Moresë
dritë bën gjuha shqipe, fjala e nënës
shqipja pellazge, dhe shqipja epirote
Në Greqi, Shqipëria ka një Shqipëri…
**********
Trojeve ku jetojnë sot shqiptarët
ka trazira, revolta dhe të burgosur,
atdheut ne ia shtojmë fuqinë, nëse
i përdorim gurët e saktë të të urtit.
******
Revoltat për lëvizje përpara kanë
nevojë, për pak mësime të lirisë
Ata që ende s´kanë rënë për atdhé,
Atdheu në rrezik, të bashkohemi!
*****
Nga rrjedh Drini, Vjosa dhe Thiami,
i gjallë për dheu është lidhur çami,
për tokën mëmë dhe, për vëllain det,
kam gjakun tim që i dalë zot vetë!...
*****
Camëri, Shqipëri shqiptare
je e bimur o shpirt ku je
ti je gjakja e kombit tonë
je Shqipëri e lerë mbi dhé…
KËNGËT E ULLIRIT
Nuk ka Shqipëri pa origjinën pellazge
pa datë të gjuhës dhe pa adresë antike
origjina jonë është më e hershme se
shkronjat, dhe më e hershme se librat.
Zeus, asgjë s´është si në kohën tënde
faltoret, olimpi, gjuha dhe gjeografia
të tëra janë shndërruar dhe zvogëluar,
ulliri ëndërron, janë dhe disa fije bari,
që i japin gjak ndjenjës së sovranitetit.
Në këtë këndim të ashpër dhe të saktë
ndiej plagët e Çamërisë dhimbjet e saj
ndiej këngët e shtypjes e të mohimit
këngët popullore për Çamërinë e lirë.
Le të plas gënjeshtra dhe kali Greqisë
Çamëria po ringritet mbi hirin pellazg
me fjalët e gjuhën e palat e fustanellës.
Me mija janë çamët që kanë rënë për
liri, për prag të shtëpisë e për Atdhe.
Noa, i takoj një vendi që vdes për liri,
i takoj një vendi që lidhen për varri,
i takoj një vendi që di të bëj rilindje!
Adheu për Çamërinë nuk di të heshtë!
Le të çahen erërat dhe kërcënimi grek,
Çamëria Republikë, bashkon atdheun
Çameria Republikë,bashkon Kosovën
Çamëria Republikë, bashkon Iliridën
Çamëria Republikë, i bashkon trojet!...
Përktheu në Rumunisht nga shqipja,
Shkrimtari i shquar, Baki Ymeri