As retë e zezuara nuk e ndalin diellin
Mjegullat si avullime shpirtzeza të natës
Nuk mbyllin shtegun e rrugëtimit
Nëntori, ditë zjarresh në zemrat tona
Zjarr lirie, festë shpirti e pashuar
Gjithmonë rrugëtuam nëpër flakë
Me gjak lirie derdhur lumenjve të gjatë
Dëshmi kohe nëpër shekuj
Pafajësi e larë me gjak
Nuk di kujt i kushtoi me shtrenjti liria në botë
Nëntor i zjarreve, zjarr shpirti përgjithmonë
Flamuri valëvitet lirshëm me krah shqiponje
Sa këndshëm miklon fytyrat e lodhura moteve
Vjen nga kohë e Skënderbeut
Po vjen, po vjen bashkimi i copave të ndara
Amaneti i të parëve tonë..