Ti Atdhe
Më mbush shpirtin
Me plotë gaz e hare.
Edhe kur jam larg
T'ëndrroj natë për natë
Me shtihet se
T'kam afër
T'dua
Dhe qmallem
Sikur mos t'isha duku larg.
Atdheu është i shenjtë
Pa të nuk do t'flitej shqip
Emri shqiptar, Shqipëri,
Shkup, Plavë e Dardani
Dibër e Qamëri
Nuk do t'figuronte
Dhe as që dot mund
T'lexohej kurrë n'histori.
Pa Shqipëri
Atdheun Tonë t'lashtë
Sot nuk do të festohej
Dita e flamurit
E mvetësisë së Shqipërisë
28 nëntori
Gjithë andej ku ka shiptarë
Me këngë e valle
Dhe ligjërime t'zjarrta
Për t'kujtuar e mos i harruar kurrë
Herojtë tanë kombëtarë
Ismail Bej Vlorën
Isa Buletinin
Adem Jasharin
Dhe t'madhin Skenderbeg
Gjergj Kastriotin Yllin e kombit.