Më 28 Nëntor kam besuar
Se në këtë ditë do të bashkohemi
Për t'i besuar jetës
Ia ke borxh ti
Veç në mënyrën time
I kam besuar shumë
Nuk e di se çfarë thonë
Nëse është besim a çmenduri
Më shumë seç duhet besuar
Besova
Se më këtë 28 Nëntor
Duhet të bashkohemi
Apo jemi vonuar
Besova
Se miku është vërtetë mik
E nuk më lë asnjëherë për t'u përvëluar
Besova se dikush ka për t'u bërë burrrë
Më 28 Nëntor për këtë flamur.