Derisa dëgjoj tingujt në kitaren e vjetër,
në mendje më sillën meloditë e zogjëve në qytetetin e Pejës,
bubullima e lumbardhit dhe shpella e lakuriqeve…
aty zënë fill magjia e dorës sē artë të mjeshtrit të madh…
sa shumë lindën, përkundem, rritem ,
shkëlqejnë kudo që gjendën,
këta tingujë bartën në simfonitë përmes kitarës në Paris, Vjenë, Londër e New York
dhe prapë krenaria kthehet aty ku shpirti gjen qetësinë,
në bubullimën e lumbardhit dhe freskisë së maleve të Rugovës...
Aty ku salla koncertale dridhë shpirtëra të parisjeneve prej tingujve të kitarës,
mjeshtri Dardan si në kohën e perandorit Justinian
ndan shpirtin nga trupi dhe tingujt e kitarës marrin rrugën hyjnore…