O shqiptarë t’një gjaku e t’një gjeni,
mos shkoni aq larg sa vëllai vëllain aq shumë ta urreni!...
S’duhet nga urrejtja t’zhdukni njëri tjetrin me forcë,
sot logjika e mendjes dhe argumenti vendos!...
Për ligësitë dhe vepra t’këqia,
n’çdo vendë sot vendos drejtësia!...
Mos bëni sot n’Parlamet marri,
me egot e këqia Serbinë për ta ngi!...
N’mes vete shqiptarë mos bëni termet,
se një dorë pa tjetrën n’trup s’mud t’ndihmohet vet!...
T’gjithë ne sot t’ndihmojmë drejtësinë,
avansojmë kombin dhe t’forcojmë shtetësinë!...