Disa nga Bujanoci, sa janë të paparë,
Kanë një Restorant, super për shqiptarë!
Jo veç për shqiptarë, por edhe të tjerë,
Që presin në rend, për të hyrë në derë!
Po hyre brenda, në shenjë të respektit
Na vjen porosia, me lek të pushtetit!
Askush s’e mendon se në këtë Resort
Pas ushqimit vjen, qershia mbi tortë!
Si mos të vijnë, të mirat fantastike,
Kur janë në modë, lidhjet shumetnike:
- Për të zënë punë, praktikë profesionale,
Tender dhe projekte, të gjitha për lale!
I ndajnë përgjysmë, të mirat me radhë
Sidomos ata, që mrizojnë nën dardhë,
Kujt s’i ecin punët, mirë me partitë
Atje n’Ekskluzive”, mbyllen llogaritë!