Shtigjet e dhjetorit u hapën si në përrallë
Me një shteg të blertë dashurie
O unë nuk kam parë shteg më të bardhë
Ku pulson një ujëvarë gjigande lumturie
Ti mbete ëndrra më e bukur gjyshërore
Na dërgove të dyve në parajsën e tokës
Oh nuk na hynë në sy mijëra palë kurore
As bukuritë e pafundme që kanë udhët e botës
Për gjyshërit në këtë kohë të mirë
Katër herë prindër e shtatë herë në gjyshëri.
Ti na heq thinjat e na e bën ditën puhizë
Ti je bulëz sykaltër nga Universi Mrekulli vetëm
Zoti si ty o engjëll di të ngjizë
Përhumbem kur të shikoj e derdh lotë gazi
Me ty e ndaj vargun dhe ditën e bekuar
Në sytë e tu të kaltër si qielli, si deti, si flladi
Lexoj një magji që e prek me sy dhe duar