Kurdo që ndalem e mendoj
Dhe kudo e kado shkoj ,
Vend më të ëmbël e më të mirë ,
Askund si ty Shqipëri nuk gjej.
Edhe këtë verë prap si ç'do herë
të zgjodha ty Durrahi im i lashtë,
Ketë detin tënd me e përqafu
E në ZANZI n'mëngjnes kafen me e shiju.
Jetofsha gjat sa t'më ke dhën i madhi Zot,
Nuk do të ndrroj me asgjë në këtë botë.
Edhe pse dallgët po na tundojnë
Por asnjëherë mendjen dhe zemren nga ty nuk ma largojnë.
Të jeshë përher o Atëdheu im
Do na kesh përher në gjirin tënd,
edhe kur dallgët rehat nuk na lënë..
Ne do jemë këtu për të mirë e për gëzim
përher në prehërin tënd, o Shqipëria ime..
Lis i lashtë i Dardanisë
================
Lis ndër shekuj
Ushqeve tokën me gjethet e tua,
Që bien mbi rrënjët rrotull që i ke.
Dhe stoik qëndron.
Nga pjesë të trupit tënd ushqehesh,
E mbetesh kryelart i pa mposhtur.
Në token e të parëve dardan
Lis i lashtë i Dardanisë.
Asgje nuk te lekundi,
Fortuna ndër shekuj të rrahën,
Vetëm gjethet nga degët ti shkundi.
Por qëndrove i forte ,
jetove me dinjitet.
Pa lakmua asgjë të huaj
Veç rrënjet mos të i shkulin.
Epitaf
=====
Më ndjejë toka ime
Se shpejtë do të vi
e më merr ne gji,tokë Dardane e vjetër,
Se vetëm ti do ma ruash ADN-në
Si askush tjeter .
Në epitafin tim,
Vetëm shqiponja e gravuar n'gurë
Asgjë mos të shkruhet
Se më mjafton dheu yt mëmëdhe..