Vij i lumtur përherë nga rruga e gjatë
Vi aty të të takoj me kaq shumë dashuri
Aty rrufit kafen në mëngjesin e bardhë
Me letër, laps e duar mbi një poezi
Vij herë vetëm e herë me shkrimtarë
Më ndjek gurgullima e lumit të trazuar
Aty shoqëria vjen rritet si një mal
E zgjohet mes nesh koha e trazuar.
Shohim si lëkunden retë në horizont.
Lumbardhi na shfaqet plot dallgë
Për çudi, dhe në ditë dimri të ftohtë
Jemi bashkë me idealin më të gjallë,
Mbaj mend si ndizen fjalët tona si qiri.
Përflaket bashkë edhe muzgu me ca fjalë
Poetët janë idhuj të gdhendur nga zoti
Që vargut i japin gjallëri ditë e natë.