"Festat ku më çonte ajo ishin krejtësisht të shëmtuara. Fëmijët pinin birra në një bodrum të shëmtuar.
Një lloj birrë-pongu, birrucë seksi, budallallëk rrethi me drita të kuqe. Gjithçka ishte e dëshpëruar si vrasja.
Të gjithë këta tipa të rastësishëm nuk më njihnin. Por, Klodianën e njihnin shumica prej tyre dhe kjo nuk më pëlqente fare.
Ajo donte që të gjithë t’i kishin sytë tek ajo, gjë që është e mirë. Gjithsesi. I pëlqente të puthej me të gjithë, madje në praninë time..." Fragment nga romani "Ti" i shkrimtarit Ilir Muharremi.