Trualli im, Kosova ime e shtrenjtë
Atdhe etërish e bijsh dhe brezash të ardhshëm
S’ka në botë si Ti, më e mira je
Të kemi fole, të kemi ATDHE
Ty, Kosovë dardane, të kemi në zemër
Dhe në shpirt të mbajmë, kuq e zi xhamadan
Në frymën të trashiguar prej të parëve
Kosovë, o fushë e paanë
N’ty lulëkuqet kuqëlojnë anembanë
Kosovë kreshnike e qëndresës heroike
Të desha shumë dhe në angullimën e përmbytur
Shumë të deshta ty dhe në ngërçin e mundimeve
Por ti prore e fortë si shkëmb shekullor
E pamposhtur ndaj armiqve, Kosovë-truall Arbëror
Kosovë, ballin tënd dua të ta puth në agun e zbardhëlluar
Ballin tënd të zjarrtë nga djersët të mbuluar
Dhe me vuajtje të hatashme dhe të njëpasnjëshme
Kosovë DASHURI IMJA- Një dhe e papërsëritshme
Je kopsht i lulegjakut, i Shqipeve qielli Yt
Plisbardhë nëpër shekuj, o Tokë e paprekur
Çdo ditë veç po rritet, Kosovë, Yti shtat
Edhe pse plagët Tua ende kullojnë gjak