Sot me zë
Po qanë sharkija
I shkoi n'amshim
Rapsod Alia.
O Ali e thrret sharkia!
Mos me lerë vetë
N'këtë tokë t'shënjtë
70 vite i kënduamë bashkë
Historisë t'okës tonë
Nga Preveza n'Konispol
Gjithë andej ku ka shqipëtarë
Nga Manastiri deri n'Plavë.
Edhe qielli sot lotonë
Për shkuarjen n'amëshim
T'rapsodit Ali Krasniqi
Nga Drenoci Malishevës
T'kësaj Vatre t'folklorit
Që ka lind gjithmonë rapsod
Duke kultivuar këngë rapsodike
Gjithë andej ku ka shqipêtarë
Ali Krasniqi nuk ka vdek
Ky rapsod i mrekullushëm
Do t'jetë gjithmonë n'jetë
Do t'kujtohet me admirim
Sa t'ka shqipëtarë mbi tokë.
Do t'mbetet :
Legjendë e gjallë folklorit
Jo vetëm n'Kosovë
Por gjithëandej ku ka shqipêtarë
Deri edhe n'Amerikën e largët