E gjithë bota bënë një hap përpara
Ëndërrat e këqija do tretën në kotësi,
Kalon kohë e vjetër , vjen një kohë tjetër
Kujtimet e hidhura do na trembin në befasi.
Bota në hapa e kthen kokën mbrapa
Lufta i bënë sytë me vajë nga ankthet e saj,
Në ndërrimin e moteve e gjithë bota
Për shëndet e paqe ngre dolli me gota.
Kriminelët vrastarë të mbyllën në vetmi
Luftave t’u ndalet vrapi dhe këputët freri,
Kudo paqa të mbretërojë me dashuri
Kulqedrat e moçme të flakën në zjarr ferri.